KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërron jetë 63-vjeçari që lëvizte me biçikletë, lëndohet dhe një këmbësore

Ndërron jetë 63-vjeçari që lëvizte me biçikletë, lëndohet dhe një këmbësore

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, ku një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 10:15, automjeti që drejtohej nga shtetasi J. D. është përfshirë në një aksident me K. S., 63 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe një këmbësore, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe. Ajo është transportuar në spital dhe, sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.