Një person është dërguar në mbajtje në Gjakovë, pasi dyshohet se nuk e ka respektuar urdhrin mbrojtës të gjykatës për të mos iu afruar bashkëshortes së tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 16:00.
“I dyshuari mashkull kosovar nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata, që të mos i afrohej në perimetrin e caktuar viktimës, bashkëshortes së tij”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

