KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Taulant Balla fton studentët në dialog me Ramën: Duhet të ulemi!

Taulant Balla fton studentët në dialog me Ramën: Duhet të ulemi!

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ka bërë thirrje studentëve protestues që të ulen në dialog me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se janë krijuar kushtet për zhvillimin e një takimi.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla u kërkoi protestuesve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për të zhvilluar bisedimet me qeverinë, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Thirrja ime për të gjithë protestuesit është për dialog. Janë vendosur karriget, gjithçka është gati. Protestuesit duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, duhet të ulemi”, deklaroi Balla.

Ai u ndal edhe te situata gjatë protestave, duke theksuar se Partia Socialiste dënon aktet e dhunës. Balla, duke iu referuar përvojës së tij si ish-ministër i Brendshëm, paralajmëroi se goditja e punonjësve të policisë përbën vepër penale.

“Grupi i PS-së dënon dhunën. Unë kam qenë ministër i Brendshëm dhe mos prisni kurrë nga unë të nis nga policët. Ngritja e dorës ndaj policisë së shtetit është vepër penale”, u shpreh ai.

Në vijim, Balla bëri një krahasim mes protestave në Shqipëri dhe atyre në Francë, duke pretenduar se në Shqipëri një pjesë më e madhe e të lënduarve janë efektivë të policisë.

“E vetmja gjë nga dallojnë protestat tona, nëse në Francë 3 në 4 të lënduar janë protestues, në Shqipëri 2 në 3 janë policë”, deklaroi Balla.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.