Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në Odën e Kryeqytetit, me të cilin ka diskutuar për 19 projektet strategjike të qytetit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për projekte që përfshijnë infrastrukturën, transportin publik, sportin, shëndetësinë dhe zhvillimin urban.
“Po i kthejmë projektet në hapa konkretë drejt një Kryeqyteti më funksional dhe me më shumë mundësi”, shkroi Rama./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

