KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

NPL “Eko-Theranda” pranon donacion një robot modern për pastrimin e hapësirave publike

NPL “Eko-Theranda” pranon donacion një robot modern për pastrimin e hapësirave publike

NPL “Eko-Theranda” në Suharekë ka pranuar një robot modern për pastrimin e terreneve të ndryshme, si donacion nga kompania “Gani Transport”.

Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrjeje, pajisja është dorëzuar nga Sami Berisha, në emër të kompanisë donatore.

NPL “Eko-Theranda” ka bërë të ditur se ky donacion do të ndihmojë në fuqizimin e kapaciteteve për mirëmbajtjen e hapësirave publike në komunën e Suharekës.

Ndërmarrja ka falënderuar kompaninë “Gani Transport” për mbështetjen, duke theksuar se përkrahja e bizneseve dhe qytetarëve është e rëndësishme për realizimin e synimit për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.