Barcelona ka një arsye të veçantë për të qenë optimiste para përballjes me Aston Villan në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i ri egjiptian, Hamza Abdelkarim, po tërheq vëmendjen me paraqitjet në stërvitje dhe mund të jetë një nga surprizat e Hansi Flickut.
18-vjeçari po punon me përkushtim për të fituar më shumë minuta në ekipin e parë. Barcelona ka publikuar një video nga stërvitja, ku Abdelkarim shfaq aftësitë e tij me një goditje të fuqishme dhe të saktë drejt portës.
Klubi katalunas e shoqëroi videon me dy fjalë domethënëse: “Goleador i lindur”.
Egjiptiani ka lënë përshtypje të mira që nga ardhja në Barcelonë. Ai ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës gjatë fazës përgatitore verore, me katër realizime, ndërsa tashmë synon të bindë Flickun se meriton më shumë hapësirë.
Mbetet të shihet nëse trajneri gjerman do t'i japë mundësinë të luajë kundër Aston Villas. /Zëri

