Një postim me një vajzë të bukur me një fustan blu në rrjetet e tija sociale ka ngjallur shukë kureshtje.
E kemi fjalën për këngëtarin e hiteve David Dreshaj, por si duket vajza në krah të tij do të jetë pjesë në klipin e këngës më të re. Mësojmë që kënga do të quhet “Sytë e tu ” dhe pritet të vijë shumë shpejt me një video të bukur.
Davidi ka bashkëpunuar me producentin Indrit Dode për muzikën, melodinë, mix-master dhe beat. Edhe teksti që i dedikohet dashurisë është krijuar nga vetë Davidi dhe Indrit Dode.
Videoklipi është realizuar nga Mars Studio, Endrit Rrahimi, ku vajza modele në klip me sy blu quhet Andjela Vukadinoviç.
Por a do të jenë vërtetë sytë e saj ngjyrë blu vetëm për Davidin kjo pritet të shihet, e ne jemi tē sigurt se jo vetëm sytë por edhe veshi mezi pret ta shohë e ta dëgjojë kēngën e tij më të re. /Telegrafi/
