Pak ditë para koncertit të saj recital në Prishtinë, Fifi ka surprizuar publikun me një super ofertë.
Me rastin e “Black Friday”, artistja ka njoftuar se vetëm nesër, më 27 nëntor, biletat për koncertin “Me laps e letër” do të mund të blihen me 40 për qind zbritje.
Oferta do të jetë aktive për vetëm 12 orë, nga ora 12:00 e mesditës deri në mesnatë, ndërsa numri i biletave në dispozicion me këtë çmim është shumë i kufizuar.
Pas suksesit në Tiranë, Fifi do ta sjellë koncertin e saj recital më 4 dhjetor, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, në një mbrëmje ku muzika live do të ndërthuret me aspektin personal nga rrugëtimi i saj artistik.
Me një vokal të jashtëzakonshëm, një repertor të pasur dhe aftësinë e rrallë për ta kthyer emocionin në muzikë, Fifi ka dëshmuar ndër vite se është një nga artistet më të kompletuara të skenës muzikore shqiptare, si në interpretim, ashtu edhe në krijimtari.
Përmes këtij recitali, artistja pritet t’i dhurojë publikut të Prishtinës një përvojë të veçantë muzikore, duke sjellë më pranë tij këngët që kanë shënjuar karrierën e saj.
Për të gjithë ata që duan ta përjetojnë nga afër magjinë e muzikës së Fifit, oferta e nesërme është një mundësi që nuk duhet humbur.
Biletat mund të sigurohen përmes platformës rave-travel.com.
View this post on Instagram
A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)
A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

