Aktorja e njohur turke, Berguzar Korel, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në një event, ku u shfaq me një stil që rikujtonte yjet ikonike të Hollywood-it të viteve ’40.
Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë, të ngushtë dhe ngjyrë bordo, të punuar nga kadifeja, i cili theksonte linjat e trupit.
Fustani kishte një prerje elegante sirenë, që zgjerohej lehtë nga gjunjët, si dhe një dekolte katrore me detaje asimetrike në pjesën e shpatullave, duke i dhënë pamjes një karakter romantik dhe luksoz.
Berguzar
Paraqitjen e kompletoi me një gjerdan të hollë me rubinë dhe gurë të shndritshëm, vathë të varur dhe një byzylyk elegant.
Edhe grimi ishte në harmoni me veshjen, me buzëkuq mat në ngjyrë vere, sy të theksuar me penel.
Vëmendje të veçantë morën edhe flokët e saj, të stiluar me onde të mëdha dhe shkëlqyese, të ndara anash dhe të vendosura mbi njërën shpatull.
Berguzar
Ky stil klasik, i njohur nga aktoret e Hollywood-it të viteve ’40, i dha paraqitjes një pamje edhe më glamuroze.
Fotografitë nga mbrëmja Berguzar i publikoi në Instagram, ku ndau edhe një moment nga takimi me ekipin e saj.
Me këtë paraqitje, aktorja dëshmoi edhe një herë se eleganca klasike dhe detajet e zgjedhura me kujdes mbeten gjithmonë në modë. /Telegrafi/

