Pikërisht për këtë arsye, gjithnjë e më shumë bashkatdhetarë po mendojnë për një adresë të tyren në Kosovë – një hapësirë ku mund të qëndrojnë sa herë që kthehen, të krijojnë kujtime me familjen dhe të planifikojnë të ardhmen më afër vendlindjes.
Mercom Invest po vazhdon me ritëm të qëndrueshëm punimet në projektin banesor, që ndodhet në rrugën “Shefqet Shkupi”, në Emshir të Prishtinës. Objekti tashmë po merr formën e tij përfundimtare, ndërsa punimet në fasadën ventiluese janë në fazën e përmbylljes, duke i dhënë ndërtesës një pamje moderne dhe bashkëkohore.
Projekti është konceptuar për jetë familjare, me plane bashkëkohore, hapësira funksionale dhe organizim që u përshtatet nevojave të përditshme. Lokacioni në Emshir mundëson lidhje të lehtë me pjesë të ndryshme të Prishtinës, duke e bërë pronën të përshtatshme si për banim të përhershëm, ashtu edhe për qëndrime gjatë vizitave në Kosovë.
Për familjet që jetojnë jashtë vendit, një banesë në këtë projekt mund të jetë më shumë se një pronë. Mund të jetë vendi ku fëmijët ruajnë lidhjen me Kosovën, ku familja mblidhet gjatë pushimeve dhe ku çdo kthim bëhet më i rehatshëm dhe më i afërt.
Në projekt kanë mbetur edhe disa njësi të lira. Kjo është një mundësi për të zgjedhur me kohë banesën që i përshtatet familjes suaj, qoftë për banim, për qëndrime më të shpeshta apo si investim afatgjatë në Prishtinë.
Vizitojeni projektin nga afër dhe informohuni për planet dhe njësitë ende në dispozicion. Kontaktoni Mercom Invest dhe bëjeni këtë adresë shtëpinë tuaj në Kosovë.
Facebook: Mercom Invest
Instagram: mercom.invest
Tel: 045 507 506 dhe 046 500 070
Email: info@mercominvest.com
