KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një muaj paraburgim për të dyshuarin në Prizren, dyshohet për katër vepra penale

Një muaj paraburgim për të dyshuarin në Prizren, dyshohet për katër vepra penale

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.R., nën dyshimin se ka kryer katër vepra penale.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit dhe mund të zgjasë deri më 3 shtator 2026.

I pandehuri dyshohet për dy vepra penale të detyrimit në bashkëkryerje, privim të kundërligjshëm të lirisë dhe frikësim gjatë procedurës penale.

Sipas dyshimeve të paraqitura nga gjykata, gjatë vitit 2025, i pandehuri, në bashkëkryerje me persona të tjerë, dyshohet se përmes kanosjes ka detyruar një person tjetër të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij, duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për veten dhe familjen.

Po ashtu, dyshohet se në bashkëkryerje e ka privuar nga liria personin e dëmtuar, ndërsa gjatë vitit 2026 dyshohet se ka përdorur kanosje për ta penguar të dëmtuarin në dhënien e deklaratave pranë prokurorisë.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që i pandehuri të largohet nga Kosova ose të ndikojë tek të dëmtuarit dhe dëshmitarët, pasi sipas vendimit ai ka qenë në arrati që nga janari i vitit 2026.

Hetimet dhe procedura paraprake janë ende në zhvillim, ndërsa Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e nevojshme për sigurimin e zhvillimit të papenguar të procedurës penale. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.