KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një i vdekur dhe një i lënduar pas rrëzimit të Vinçit në një punishte në Prishtinë

Një i vdekur dhe një i lënduar pas rrëzimit të Vinçit në një punishte në Prishtinë

E plotësuar: Një person rreth 20-vjeçar ka vdekur në vend, ndërsa një tjetër është lënduar pas rënies së vinçit në një vendpunishte në Prishtinë të martën, kanë konfirmuar për KOHËN nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në kryeqytet.

Sipas tyre, i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.

Rrëzohet një vinç në një punishte në Lagjen e Spitalit, policia jep detaje

Një vinç është rrëzuar të martën në një punishte ndërtimi në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”.

“Aktualisht, njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.

Policia nuk ka bërë të ditur shkakun e rrëzimit të vinçit, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat e incidentit./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.