KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Një grup rregullash për veten, një tjetër për të tjerët”, Clinton kritikon autoritetet amerikane

“Një grup rregullash për veten, një tjetër për të tjerët”, Clinton kritikon autoritetet amerikane

Bill Clinton akuzon autoritetet amerikane për standarde të dyfishta.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ka akuzuar autoritetet amerikane për zbatimin e standardeve të dyfishta, duke pretenduar se institucionet shtetërore po përdoren për qëllime politike.

Clinton tha se autoritetet amerikane kanë krijuar “një grup rregullash për veten dhe një tjetër për të gjithë të tjerët”.

Sipas tij, institucionet qeveritare po përdoren për “të larë hesapet personale, për të përndjekur kundërshtarët politikë dhe për të kufizuar lirinë e shprehjes”.

Deklaratat e ish-presidentit vijnë në një kohë kur në SHBA vazhdojnë debatet e ashpra politike rreth përdorimit të institucioneve shtetërore dhe trajtimit të kundërshtarëve politikë.

Clinton nuk dha më shumë detaje lidhur me rastet konkrete për të cilat i bëri këto akuza. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.