Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të hetimit të vdekjes.
Polica në raportin 24-orësh njofton se të premten në orët e hershme të mëngjesit një e moshuar është gjetur pa shenja jete.
“Prishtinë / 25.09.2026 – 05:50. Është raportuar se viktima femër kosovare e moshuar, nga familjarët e saj ishte gjetur pa shenja jete mbrapa shtëpisë së saj”, thuhet në raport.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekje e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/