Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të legjislaturës së XI.
Në këtë mbledhje të pranishëm janë shefat e Grupeve Parlamentare të subjekteve politike të dala nga zgjedhjet e qershorit.
Në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë. /Telegrafi/