Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të fotografive nga festa e Halloweenit, ku kanë zbuluar edhe kostumet e tyre.
Brooklyn zgjodhi të maskohej si Supermeni, duke kompletuar pamjen me muskuj artificialë në bark, ndërsa Nicola u shfaq si “Catwoman”, e veshur me një kostum të ngushtë prej lateksi.
Çifti e kaloi mbrëmjen në shoqërinë e miqve, mes tyre edhe Damian Hurley, i cili shfaqet në disa prej fotografive.
Foto: Instagram
Megjithatë, përtej kostumeve dhe festës, vëmendjen më të madhe e mori pamja e Nicolas.
Shumë ndjekës shprehën shqetësim për pamjen, duke komentuar se dukej tepër e dobët dhe se duhej të shtonte disa kilogramë.
Në mesin e komenteve kishte edhe mesazhe si: “Ju lutem, jepini diçka për të ngrënë”, “Ha diçka”, “Vetëm lëkurë dhe eshtra” dhe “Jam shumë i shqetësuar për të, duket shumë keq”.
Foto: Instagram
Një tjetër komentues bëri edhe një krahasim me postimet e Brooklynit rreth gatimit, duke shkruar se Nicola nuk hante as ushqimet që përgatitte bashkëshorti i saj.
Ndërkohë, disa të tjerë vunë në dyshim nëse dobësia e saj ishte një zgjedhje e qëllimshme, duke shprehur shpresën që kjo të mos ishte diçka që ajo synonte.
Foto: Instagram
Fotot u komentuan gjerësisht, edhe pse Nicola nuk ka reaguar ende publikisht ndaj shqetësimeve të ndjekësve. /Telegrafi/
Foto: Instagram

