KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Festimi i golit të Ferran Torresit ia zbuloi kancerin, tifozi: Jam mirë tani

Festimi i golit të Ferran Torresit ia zbuloi kancerin, tifozi: Jam mirë tani

Një histori e jashtëzakonshme vjen nga Spanja, ku një tifoz zbuloi se vuante nga kanceri pas festimit të golit të Ferran Torresit në finalen e fundit të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.

Bëhet fjalë për José Antonio Suárezin, një qytetar nga A Coruña, i cili festoi me shumë emocione golin e fitores së Spanjës, të realizuar nga Ferran Torres në minutën e 106-të.

Ai pranoi se kishte bërtitur jashtëzakonisht shumë, madje edhe për t'ua prishur kënaqësinë disa fqinjëve që po e ndiqnin ndeshjen me vonesë. Por, ditët pas finales, Suárez mbeti pa zë dhe nuk arrinte të fliste normalisht as në telefon.

Me insistimin e djalit të tij, vendosi të shkonte te mjeku, ku mori një diagnozë tronditëse: kishte një tumor malinj në kordat vokale, në anën e majtë.

Ai iu nënshtrua një operacioni nga doktori Juan Carlos Vázquez Barro dhe fatmirësisht tani ndihet mirë.

“Falë golit të Ferran Torresit ma zbuluan kancerin”, deklaroi Suárez për “La Voz de Galicia”, duke treguar se si një festim futbolli përfundoi duke i shpëtuar jetën. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.