MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj një 66-vjeçari nga Ohri i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “ndërtim i paligjshëm”.
“SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër G.L. (66) nga fshati Leskoec i Ohrit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “ndërtim i paligjshëm”.
Ai, pa marrë leje ndërtimi përkatëse përfundimtare për ndërtim, të dhënë nga Sektori i Urbanizmit dhe Menaxhimit të Tokës Ndërtimore i Komunës së Ohrit, në një parcelë kadastrale që ndodhet në zonën e quajtur “Debello Pole” në afërsi të Ohrit, ndërtoi objekt në mënyrë të paligjshme”, thonë nga MPB.