KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ngërçi politik, dy aksione sot para Qeverisë

Ngërçi politik, dy aksione sot para Qeverisë

Në një kohë kur procesi i konstituimit të institucioneve të Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar, Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar sot dy aksione simbolike para ndërtesës së Qeverisë.

Aleanca do të zhvillojë aktivitetin e saj në orën 11:55, ndërsa Rinia Demokratike ka paralajmëruar aksionin për orën 17:00. Të dy aktivitetet do të mbahen para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Megjithatë, në njoftimet e dërguara për media nuk janë bërë të ditura detaje rreth mesazhit apo qëllimit të këtyre aksioneve.

Këto zhvillime vijnë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, pas të cilave institucionet e Kosovës ende nuk janë konstituar.

Aleanca, njësoj sikurse PDK-ja, ka kërkuar vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit.

Në anën tjetër, Vetëvendosje ka deklaruar se fillimisht duhet të arrihet një marrëveshje për presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.

Aleanca dhe PDK-ja kanë refuzuar ftesat e Vetëvendosjes për takime lidhur me situatën politike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.