KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërron jetë producenti i njohur nga Kosova, IlirOs

Ndërron jetë producenti i njohur nga Kosova, IlirOs

Skena muzikore kosovare ka marrë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të producentit dhe artistit Ilir Osmani, i njohur në botën e muzikës me emrin artistik IlirOs.

Ai ka vdekur në moshën 55-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga kolegë dhe bashkëpunëtorë të artistit, të cilët kanë ndarë mesazhe përkujtimore në rrjetet sociale, duke vlerësuar rrugëtimin dhe kontributin e tij në muzikën vendore.

Foto: Screenshot/Instagram

Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe kantautori Genc Salihu, i cili ka publikuar një fotografi të IlirOs, duke e kujtuar si një prej emrave të rëndësishëm të muzikës në Kosovë.

“Një prej artistëve më të rëndësishëm muzikorë në Kosovë në dy dekadat e fundit”, ka shkruar Salihu në InstaStory.

IlirOs ishte një figurë e njohur e kulturës urbane në vend dhe një nga emrat që kontribuuan në zhvillimin e skenës muzikore, veçanërisht të hip-hopit.

Lajmi për ndarjen nga jeta ka prekur kolegët dhe adhuruesit e muzikës, të cilët e kujtojnë për kontributin që la pas. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.