Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime me Kosovën lidhur me amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton GazetaBlic.
Ajo ka ftuar përfaqësuesit e BE-së që të marrin pjesë në konsultimet e nesërme, duke theksuar se Kosova është e gatshme për këtë proces.
Çitaku tha se synimi i ndryshimeve është garantimi i një procesi të drejtë dhe të paanshëm, ku respektohen parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
Burimi: gazetablic.com ↗

