Dy persona kishin pësuar lëndime si pasojë e sulmit nga një person tjetër i cili pas një kohe është lokalizuar.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00 në rrugën “Papa Gjon Pali”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se në këtë rast dyshohet se është përdorur një armë, ku njëri nga viktimat dhe i dyshuari gjenden në tretman në QKUK.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kishin pësuar lëndime si pasojë e sulmit nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas një kohe është lokalizuar i dyshuari i cili kishte pasur një plagë në këmbë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në rast dyshohet se është përdorur një armë. Njëri nga viktimat dhe i dyshuari gjenden në QKUK nën mbikëqyrje të policisë për shkak të lëndimeve dhe sipas mjekut viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në raport.
Tutje siç thuhet në raport njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është konfiskuar vetura në të cilën kishte ndodhur rasti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/
