KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Hidhet topi” për çështjen emërimit të Komandantit të FSK-së| Çka ndodhi me “Fondin e Sigurisë” ku thuhej se mblidheshin miliona euro?

“Hidhet topi” për çështjen emërimit të Komandantit të FSK-së| Çka ndodhi me “Fondin e Sigurisë” ku thuhej se mblidheshin miliona euro?

Zyrtarë të shumtë shtetërorë u mblodhën sot në Kazermën e FSK-së në Prishtinë, si dhe në kazermat e tjera.

Ky shënim i “Ditës së Forcës” pati edhe zhvillime të tjera, përpos paraqitjes së ushtarëve e armëve të shumta.

Ndër të tjerash ministrat e Qeverisë Kurti, si Ejup Maqedonci dhe Donika Gërvalla bashkë me kryeparlamentaren Albulena Haxhiu mbanë fjalime në foltore.

Por pikërisht momenti kur ata nisën të deklaroheshin, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënantë Bashkim Jashari u largua nga aty.

E në pyetjet e gazetarëve se pse nuk u ndryshua Ligji që ai të riemërohet Komandant, i njëjti tha “Pyeteni ministrin”.

Kurse ministri Maqedonci në mënyrë shumë “diplomatike” tha se ekziston një Ligj dhe se do të shikohen tutje zhvillimet.

Kurse të pyetur nga gazetari i Lajmi.net në lidhje me atë se çka ka ndodhur me Fondin e Sigurisë, të cilin Qeveria Kurti më 2022 e proklamonte e mblidheshin miliona euro që në start, nuk foli askush.

Ky Fond i Sigurisë mbeti një ministër i vërtetë, pati askush nuk e përmendi më dhe nuk dihet se ku shkuan ato para.

Fillimisht për këtë Fond thuhej se ishte mbështetje financiare e dedikuar për sigurinë e vendit dhe forcimin/modernizimin e kapaciteteve të FSK-së.

Mjetet mblidheshin përmes një llogarie të veçantë bankare të hapur nga Thesari i Republikës së Kosovës dhe mund të realizohen nëpërmjet platformës eKosova (përmes bankave komerciale ose institucioneve financiare jo-bankare).

Fondi ka qenë objekt i debatit publik dhe kërkesave të vazhdueshme për transparencë nga organizatat e shoqërisë civile, opozita dhe media lidhur me shumën e grumbulluar dhe shpenzimet, pasi informacioni është trajtuar si i kufizuar/konfidencial.

Shuma e saktë e parave të mbledhura në Fondin e Sigurisë nuk është bërë kurrë publike, pasi Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave e kanë klasifikuar këtë informacion si konfidencial.
Megjithatë, nga deklaratat zyrtare dhe raportimet mediatike dihen këto detaje se vetëm një javë pas hapjes së fondit në mars të vitit 2022, kryeministri Albin Kurti deklaroi se vlera e mjeteve të mbledhura ishte shtatëshifrore (pra, mbi 1 milion euro) nga një numër katërshifror donatorësh (mbi 1,000 kontribuues). Që atëherë, nuk është publikuar asnjë shifër e re./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.