KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Messi hyn në histori, bëhet futbollisti i parë që e fiton i vetëm çmimin Princesha e Asturias

Messi hyn në histori, bëhet futbollisti i parë që e fiton i vetëm çmimin Princesha e Asturias

Lionel Messi ka shkruar një tjetër kapitull historik në karrierën e tij.

Ylli argjentinas është bërë futbollisti i parë që fiton individualisht çmimin Princesha e Asturias për Sportin, një vlerësim prestigjioz që jepet që nga viti 1987.

Messi e mori çmimin për vitin 2026, ndërsa ceremonia e ndarjes u mbajt të premten në Oviedo të Spanjës.

Juria e përzgjodhi argjentinasin mes 27 kandidaturave nga 12 shtete të ndryshme.

Njohje përtej futbollit

Vlerësimi nuk lidhet vetëm me talentin dhe sukseset e jashtëzakonshme të Messit në fushën e lojës.

Juria vuri në pah edhe punën e tij të vazhdueshme humanitare për të ndihmuar fëmijët në nevojë, veçanërisht në fushat e arsimit dhe shëndetësisë.

Në arsyetimin e saj, juria theksoi karrierën e jashtëzakonshme të argjentinasit, qëndrueshmërinë, përulësinë dhe përkushtimin ndaj lojës kolektive.

Messi, i pari që e fiton i vetëm

Çmimi Princesha e Asturias për Sportin është ndarë që nga viti 1987 dhe në të kaluarën kanë triumfuar emra të mëdhenj të sportit botëror.

Në futboll, çmimi i ishte dhënë më parë kombëtares së Brazilit në vitin 2002, kombëtares së Spanjës në vitin 2010, si dhe Xavi Hernándezit e Iker Casillasit së bashku në vitin 2012.

Megjithatë, Messi është futbollisti i parë që e fiton këtë çmim i vetëm, duke shënuar një tjetër arritje të veçantë në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Argjentinasi, aktualisht pjesë e Inter Miamit, vazhdon të zgjerojë trashëgiminë e tij sportive, duke u vlerësuar jo vetëm për atë që ka arritur në fushë, por edhe për ndikimin e tij jashtë saj. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.