Studentët në Maqedoni shprehen të zhgënjyer nga takimi me Ministrinë e Drejtësisë, Jeton Shasivari.
Fytyrat në këtë fotografi flasin vetë.
“Janë fytyrat e studentëve që sot u larguan të zhgënjyer nga një takim ku shpresonin të gjenin zgjidhje për një të drejtë që e kërkojnë prej kohësh: provimin e jurisprudencës, tërësisht në gjuhën shqipe.
Na vjen keq që këtë përgjigje e marrim nga një ministër shqiptar, i cili dikur, në cilësinë e profesorit, na përkrahte, ndërsa sot, në pozitën e ministrit, nuk e mbështet kërkesën tonë deri në fund.
Na ftuat në zyrë për të na dhënë një propozim që ju thamë paraprakisht se nuk e pranonim. Siç duket, do të na duhet të rikthehemi në rrugë për ta marrë atë që na takon”, thuhet në reagimin e studentëve shqiptarë./Telegrafi/

