KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga muaji mars fillon linja e re ajrore Ohër-Bratislavë

Nga muaji mars fillon linja e re ajrore Ohër-Bratislavë

Futja e linjës së re ajrore Ohër-Bratislavë dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Maqedonisë dhe Sllovakisë ishin temat e takimit të sotëm midis Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit, Aleksandar Nikoloski, dhe Ambasadores së Sllovakisë, Iveta Hricova.

Linja Ohër-Bratislavë, e cila është vendosur që nga marsi i këtij viti përmes kompanisë ajrore “Wizz Air”, do të kontribuojë në një lidhje më të mirë midis dy vendeve, dhe në funksion të zhvillimit të turizmit dhe sektorit të biznesit, konfirmuan dy bashkëbiseduesit.

Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të trafikut ajror, dhe krijimi i kësaj linje ajrore do t’i afrojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe midis Maqedonisë dhe Sllovakisë, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit tregtar, marrëdhëniet politike dhe inkurajimin e klimës së biznesit.

Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi se vendi është në një cikël të fortë investimesh në zbatimin e projekteve kapitale që kanë dimension rajonal dhe japin një kontribut të madh në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal përmes modernizimit të infrastrukturës së transportit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.