KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve te vendi i 18-të, si u shemb projekti i Carrickut te Unitedi

Nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve te vendi i 18-të, si u shemb projekti i Carrickut te Unitedi

Manchester Unitedi ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me Michael Carrickun, vetëm 172 ditë pasi trajneri anglez festonte me tifozët në Brighton, pas fitores bindëse 3-0.

Sipas raportimit të The Athletic, lajmin për shkarkimin e tij ia komunikoi të enjten drejtori ekzekutiv i klubit, Omar Berrada, në një periudhë kur skuadra ndodhej në vendin e 18-të në tabelën e Ligës Premier.

Carrick kishte zhvilluar dy seanca stërvitore gjatë kësaj jave, pavarësisht se tashmë ishte në dijeni për fatin e tij. Ndërkohë, drejtuesit e klubit kishin nisur punën për të siguruar shërbimet e Mauricio Pochettinos, emërimi i të cilit pritet të vijë pas kontakteve me Federatën Amerikane të Futbollit (U.S. Soccer).

Në mesin e zhvillimeve që kanë shoqëruar këtë proces, drejtuesit e Unitedit kanë shprehur pakënaqësi për rrjedhjen në media të bisedimeve që duhej të mbeteshin konfidenciale.

Përveç Carrickut, klubin e kanë braktisur edhe anëtarët e stafit të tij, Steve Holland, Jonathan Woodgate, Jonny Evans, Travis Binnion dhe Craig Mawson.

Një prej arsyeve të pakënaqësisë së trajnerit anglez lidhej edhe me përforcimet gjatë afatit kalimtar të verës.

Carrick kishte kërkuar investime dukshëm më të mëdha në skuadër, veçanërisht në pozitat e sulmuesit rezervë dhe mbrojtësit të majtë, por dëshirat e tij nuk ishin plotësuar në nivelin e pritur.

Një tjetër problem që e ka shoqëruar skuadrën është humbja e rrezikshmërisë nga goditjet standarde pas largimit të Casemiros.

Mesfushori brazilian kishte realizuar tetë gola nga situata të tilla sezonin e kaluar, ndërsa asnjë futbollist tjetër i Unitedit nuk kishte arritur të shënonte më shumë se dy.

Carrick largohet nga Manchester Unitedi pas 32 ndeshjeve, në të cilat regjistroi 15 fitore, tetë barazime dhe nëntë humbje.

Megjithatë, periudha e tij nga janari deri në maj ishte mjaft pozitive, pasi ai kishte bilancin më të mirë në mesin e trajnerëve të Ligës Premier dhe arriti ta kualifikonte Unitedin në Ligën e Kampionëve.

Humbja 3-0 në shtëpi ndaj Bournemouthit, më 25 tetor, konsiderohet si momenti kur nisi rënia e skuadrës, duke shënuar fillimin e një periudhe të vështirë që përfundoi me shkarkimin e trajnerit anglez. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.