Sot (e enjte) feston ditëlindjen e 45-të muzikanti amerikan, Pitbull, emri i vërtetë i të cilit është Armando Christian Perez.
Ai u bë i famshëm në mbarë botën me hite si “Give Me Everything” dhe “Timber”, si dhe me bashkëpunime të shumta me emra të mëdhenj të industrisë muzikore.
Pitbull lindi më 15 janar 1981 në Miami, në një familje emigrantësh kubanë.
Pitbull
Fëmijëria e tij ishte e vështirë: prindërit u divorcuan herët, familja u përball me probleme serioze dhe ai vetë, në adoleshencë, përfundoi në rrugë dhe në shoqëri të keqe.
Megjithatë, hip-hopi dhe muzika u bënë shpëtimi i tij, duke i ndryshuar rrënjësisht jetën.
Pas shkollës së mesme, ai iu përkushtua seriozisht muzikës.
Talentit të tij i dha hov reperi dhe producenti Luther Campbell, ndërsa më pas bashkëpunimet me artistë të njohur e çuan drejt suksesit ndërkombëtar.
Pitbull
Rreth vitit 2007 krijoi stilin e tij karakteristik dhe filloi të këndojë si në anglisht, ashtu edhe në spanjisht.
Me këngë si “Give Me Everything”, “Feel This Moment” dhe “Timber”, Pitbull arriti majat e top-listave botërore.
Pitbull
I njohur si “Mr. Worldwide”, ai u shndërrua jo vetëm në një yll muzike, por edhe në një figurë të fuqishme në botën e biznesit dhe argëtimit. /Telegrafi/