Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Për shkak të erës së fortë, teleferiku në Vodno sot nuk punon

    January 11, 2026

    Benita fillon e qan kur dëgjon këngët e Endrit, këngëtari me të cilin flitet se ka pasur një romancë

    January 11, 2026

    Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Për shkak të erës së fortë, teleferiku në Vodno sot nuk punon
    • Benita fillon e qan kur dëgjon këngët e Endrit, këngëtari me të cilin flitet se ka pasur një romancë
    • Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”
    • “Dera është e hapur” – Veliu mesazh Abdixhikut: Dorëheqja nuk është dobësi, por akt force
    • Jehona e votuesve deri në orën 11:00 është 3.32%
    • ​Rrëfimi që theu heshtjen 26-vjeçare, viti kur të mbijetuarit folën
    • Mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë
    • “10 mijë euro premio nga Shakhtari”, Betim Halimi tregon se si ndodhi kjo
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 11
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Nga arrestimet te aktakuzat – si u godit rrjeti i spiunazhit të lidhur me BIA-n serbe në Kosovë gjatë vitit 2025

    Nga arrestimet te aktakuzat – si u godit rrjeti i spiunazhit të lidhur me BIA-n serbe në Kosovë gjatë vitit 2025

    korrektpressBy korrektpressJanuary 1, 2026 Bojan jevtiq 6 Mins Read
    Nga arrestimet te aktakuzat - si u godit rrjeti i spiunazhit të lidhur me BIA-n serbe në Kosovë gjatë vitit 2025
    Nga arrestimet te aktakuzat - si u godit rrjeti i spiunazhit të lidhur me BIA-n serbe në Kosovë gjatë vitit 2025
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë vitit 2025, autoritetet e Republikës së Kosovës janë angazhuar në zbulimin dhe ndjekjen penale të individëve të dyshuar për veprën penale të spiunazhit – një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e vendit.

    Si rrjedhojë e angazhimit të tyre janë zbuluar disa raste të dyshuara për spiunazh ku ka pasur edhe të arrestuar, masa paraburgimi dhe ngritje aktakuzash nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

    Këto raste, të cilat lidhen kryesisht me dyshime për bashkëpunim me shërbime të huaja të inteligjencës, kryesisht me BIA-n serbe, kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e informacionit shtetëror.

    Në një përgjigje zyrtare për Telegrafin, nga Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur shifrat dhe veprimet e ndërmarra gjatë këtij viti në lidhje me veprën penale të spiunazhit.

    “Ju njoftojmë se gjatë vitit 2025 në lidhje me veprën penale të spiunazhit, janë arrestuar katër (4) persona dhe ndaj të njëjtëve është caktuar masa e paraburgimit”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

    Sipas Prokurorisë, arrestimet janë rezultat i hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me institucionet e sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

    Kush janë personat e arrestuar për spiunazh gjatë 2025-ës, dhe çfarë thotë dosja e Prokurorisë për ta?

    Sipas raportimeve të mediave dhe burimeve tona, gjatë vitit 2025 janë arrestuar ose janë përfshirë në procedura penale për spiunazh këta persona të dyshuar: Fatmir Sheholli, Jelena Gjukanoviq, Bojan Jevtiq dhe Hysri Selimi.

    Fatmir Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 në Prishtinë nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, pas hetimeve disa mujore të koordinuara nga Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare për Inteligjencë dhe Prokuroria Speciale. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për kinse pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjell te BIA përmes komunikimeve telefonike.

    Sipas Prokurorisë, Sheholli, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit, më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të hollave si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.

    Përveç kësaj, Sheholli thuhet se nga ky person ka marrë edhe një shumë të hollash si shpërblim. Më 10 tetor 2025 një ditë pas arrestimit, gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji, e cila më vonë u zgjat nga trupi gjykues.

    Bojan Jevtiq, toger i Policisë së Kosovës i cili shërbente si shef operativ në policinë kufitare në pikën “Dheu i Bardhë”, u arrestua më 17 korrik 2025 nën dyshimet se kishte kryer veprimtari të spiunazhit dhe ishte i rekrutuar i BIA-s serbe. Dosja e Prokurorisë Speciale pretendon se Jevtiq ka transmetuar informata të ndjeshme për institucionet e sigurisë në Kosovë, përfshirë lëvizjet dhe planet operacionale të Policisë.

    Pas arrestimit, Jevtiq vazhdon të mbahet ë paraburgim ndërsa çështja vazhdon në procedurë gjyqësor.

    Hysri Selimi u arrestua më 6 maj 2025 nën dyshimet për kryerje të veprës penale të spiunazhit në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA). Ndaj tij është ngritur aktakuzë më 9 shtator 2025.

    Sipas aktakuzës, nga nëntori 2009 deri në arrestimin më 6 maj 2025, Selimi ishte i rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA) dhe u siguronte atyre informacione për ish-pjesëtarë të UÇK-së, krime lufte dhe persona të radikalizuar. Me udhëzime të BIA-s, ai udhëtoi në Siri në vitin 2015, iu bashkua ISIS-it dhe raportoi mbi pjesëmarrjen e shqiptarëve atje. Pas kthimit dhe vuajtjes së burgut, ai vazhdoi bashkëpunimin me BIA-n duke dhënë informacione për radikalizimin dhe rrymat vehabiste në Kosovë, për çka paguhej deri në 700 euro në muaj dhe pajisej me mjete komunikimi.

    Jelena Gjukanoviq, zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, u arrestua më 28 shkurt 2025 nën dyshimet për spiunazh dhe fillimisht u ndalua për 48 orë nga Prokuroria Speciale pas hetimeve disa mujore.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shtator 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Gjukanoviqit, e cila ngarkohet se ka ndihmuar me informacione të ndjeshme BIA-n serbe.

    Prokuroria thotë se e akuzuara kishte marrë udhëzime nga tani i dënuari për spiunazh, Aleksandër Vllajiq. Po ashtu, thuhet se ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Të njëjtës në muajin shtator iu vazhdua edhe për dy muaj paraburgimi nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Duhet theksuar se për të gjithë personat e përmendur vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

    Aktakuzat dhe qëndrimi i Prokurorisë

    Prokuroria Speciale ka bërë të ditur për Telegrafin se gjatë vitit që po e lëmë pas ka ngritur gjithsejtë katër aktakuza ndaj pesë personave të arrestuar për veprën penale “Spiunazhi”.

    “Gjatë vitit 2025, Prokuroria Speciale ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj pesë (5) personave për veprën penale ‘Spiunazh’. Ndaj 5 personave të akuzuar, vepra penale bazë është ‘Spiunazhi’. Ndërsa, në dhjetor është ngritur një aktakuzë ku përfshihet 1 person edhe për veprën penale ‘Spiunazh’”, ka theksuar Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

    Aktakuza e ngritur në dhjetor është ndaj Jovan Viqentijeviq i cili është njëri nga të dyshuarit kryesor për sulmin e kryer në kanalin e Ibër-Lepencit në nëntor të vitit 2024. Viqentijeviq akuzohet ndër të tjera edhe për spiunazh.

    Prokuroria Speciale ka theksuar se nuk mund të japë detaje shtesë për rastet që janë ende në hetim apo në shqyrtim gjyqësor, por ka riafirmuar angazhimin institucional për ndjekjen e këtyre veprave penale.

    “Prokuroria Speciale nuk mund të komentojë në këtë fazë rastet që janë në hetim apo shqyrtim gjyqësor, por riafirmon angazhimin në ndjekjen e këtyre veprave penale dhe sjelljen para drejtësisë të kryerësve të mundshëm”, thuhet më tej në përgjigjen e Prokurorisë.

    Rastet e spiunazhit gjatë vitit 2025 dëshmojnë për një sfidë të vazhdueshme të sigurisë në Kosovë, por edhe për rritjen e kapaciteteve të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë për t’i identifikuar dhe ndjekur këto veprime penale.

    Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.

    Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm.

    Me arrestime, aktakuza dhe hetime aktive, autoritetet kanë bërë të ditur se lufta kundër spiunazhit mbetet prioritet strategjik edhe për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Edhe dy muaj paraburgim për Fatmir Shehollin, i dyshuar për spiunazh

    Petkoviqit i “djeg” deklarata e Kurtit për luftën hibride serbe dhe spiunazhin

    LEXO GJITHASHTU

    Për shkak të erës së fortë, teleferiku në Vodno sot nuk punon

    January 11, 2026

    Benita fillon e qan kur dëgjon këngët e Endrit, këngëtari me të cilin flitet se ka pasur një romancë

    January 11, 2026

    Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

    January 11, 2026

    “Dera është e hapur” – Veliu mesazh Abdixhikut: Dorëheqja nuk është dobësi, por akt force

    January 11, 2026
    TË TJERA

    Jehona e votuesve deri në orën 11:00 është 3.32%

    January 11, 2026

    ​Rrëfimi që theu heshtjen 26-vjeçare, viti kur të mbijetuarit folën

    January 11, 2026

    Mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.