Nga 2 tetori deri më 30 nëntor 2026, Agjencia Kadastrale e Kosovës, nëpërmjet Lorenco & KO,, do të zhvillojë Shikimin Publik të të dhënave të rindërtuara kadastrale në tetë komuna të Kosovës.
Procesi do të zhvillohet çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00 dhe përfshin komunat e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Kllokotit, Parteshit, Ranillugut, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.
Gjatë Shikimit Publik, qytetarët do të kenë mundësi të verifikojnë të dhënat që lidhen me pronat e tyre dhe, në rast se evidentojnë pasaktësi, të paraqesin kërkesa për korrigjim.
Në proces përfshihen zonat kadastrale: Gjilan 1 (Dheu i Bardhë), Gjilan 2 (Arbëria), Livoç i Epërm, Bresalc, Dobërçan, Shillovë, Karaçevë e Epërme, Karaçevë e Poshtme, Hogosht, Moçar, Petrovc, Domorovc, Kërmjan i Poshtëm, Pasjan, Budrikë e Poshtme, Kllokot, Mogillë, Tërpezë, Radivojcë, Sadovinë e Çerkezëve, Stagovë, Vataj, Dubravë, Pustenik dhe Rezhancë.
Ky proces u mundëson pronarëve që të kontrollojnë nëse të dhënat e rindërtuara kadastrale përputhen me gjendjen dhe dokumentacionin e pronës së tyre.
Të gjitha shërbimet në kuadër të Shikimit Publik kryhen pa pagesë.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 048 16 16 16 ose përmes emailit helpdesk.lorenco@gmail.com.