Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar se, duke filluar nga e diela, 11 tetor 2026, tregu i deritanishëm i veturave në Zonën Industriale, në drejtim të Fushë Kosovës, do të zhvendoset në një lokacion të ri në Bërnicë të Poshtme.
Nga kjo datë, shitësit, blerësit dhe të gjithë vizitorët e tregut të veturave ftohen që të drejtohen në hapësirën e re në Bërnicë të Poshtme.
Komuna ka bërë të ditur se zhvendosja bëhet në kuadër të organizimit të tregut në lokacionin e ri. /Telegrafi/