Nga 1 deri më 14 tetor 2026 do të zhvillohet faza vjeshtore e deratizimit në territorin e Kryeqytetit.
Sipas njoftimit, punimet do të realizohen në rrjetin e kanalizimit, garazhe, bodrume dhe hapësira publike, në përputhje me renditjen e zonave dhe oraret e përcaktuara në planin dinamik.
Për rrjetin e kanalizimit, aktivitetet do të zhvillohen kryesisht nga ora 20:00 deri në 24:00, ndërsa ndërhyrjet në bodrume dhe garazhe publike do të bëhen sipas orareve të përcaktuara për secilin lokacion.
Qytetarët janë ftuar t’u kushtojnë vëmendje datave dhe zonave të përfshira në planin e deratizimit.
Nga institucionet është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve. /Telegrafi/