KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

New York City Council uron 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Rreth 100 mijë shqiptarë e kanë New York-un shtëpinë e tyre

New York City Council uron 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Rreth 100 mijë shqiptarë e kanë New York-un shtëpinë e tyre

Këshilli Bashkiak i New York-ut ka uruar Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në qytetin amerikan, shkruan Telegrafi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, New York City Council ka përcjellë urimet për këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët, duke theksuar se rreth 100 mijë shqiptarë jetojnë në New York City.

“Gëzuar 114-vjetorin e Pavarësisë për kombin shqiptar dhe rreth 100 mijë shqiptarët që e quajnë New York City-n shtëpinë e tyre!”, thuhet në postimin e Këshillit Bashkiak.

Po ashtu, bëhet e ditur se kjo ditë e veçantë është shënuar të hënën e kaluar edhe në ambientet e Këshillit Bashkiak, ku është shprehur mirënjohje për kontributin e shqiptarëve në jetën dhe zhvillimin e qytetit.

“Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për kontributin e shqiptarëve të New York-ut në qytetin tonë”, thuhet më tej në mesazhin e publikuar nga New York City Council./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.