Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, do të marrë drejtimin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
IndeksOnline ka parë njoftimin zyrtar, sipas të cilit Dibrani do të transferohet në mënyrë të përhershme në këtë pozitë, për periudhën e mbetur të mandatit të tij.
Transferimi pritet të bëhet publik së shpejti.
Burimi: indeksonline.net ↗

