KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Në Varosh po ndërtohet hapësirë e re rekreative dhe sportive, investim i komunës dhe MZHR-së

Në Varosh po ndërtohet hapësirë e re rekreative dhe sportive, investim i komunës dhe MZHR-së

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se në lagjen Varosh po zhvillohet një projekt për krijimin e një hapësire të re të gjelbër, rekreative dhe sportive.

Në një postim në Facebook, Aliu ka theksuar se projekti përfshin shtigje ecjeje dhe hapësira të dedikuara për komunitetin lokal.

“Në Varosh po merr formë një hapësirë e re e gjelbër rekreative-sportive me shtigje ecjeje, hapësira në shërbim të komunitetit”, ka shkruar Aliu.

Sipas tij, ky projekt po realizohet në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

“Investim i Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, ka bërë të ditur ai.

Punimet në këtë zonë janë në proces, ndërsa projekti synon zgjerimin e hapësirave publike për rekreacion dhe aktivitete sportive për qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.