KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në prag të 28 Nëntorit, të miturit e Qendrës Edukuese Korrektuese vizitojnë Kompleksin “Adem Jashari”

Në prag të 28 Nëntorit, të miturit e Qendrës Edukuese Korrektuese vizitojnë Kompleksin “Adem Jashari”

Në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, një grup të miturish nga Qendra Edukuese Korrektuese kanë realizuar një vizitë edukative në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Gjatë kësaj vizite, të miturit u njohën nga afër me historinë e familjes Jashari dhe sakrificën e saj sublime për lirinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të ShKK-së, ata mësuan më shumë për qëndresën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjarëve të tij, të cilët mbeten simbol i guximit, sakrificës dhe atdhedashurisë, transmeton IndeksOnline.

Përveç dimensionit historik, kjo vizitë kishte edhe karakter edukativ, me synimin e promovimit të vlerave njerëzore dhe qytetare, si respekti, dinjiteti, përgjegjësia, guximi dhe dashuria për vendin.

“Qendra Edukuese Korrektuese, përmes aktiviteteve të këtij karakteri, synon të kontribuojë në edukimin dhe formimin e të miturve, duke i nxitur ata të reflektojnë mbi ngjarjet historike dhe rëndësinë e vlerave që ndërtojnë një shoqëri të përgjegjshme”.

“Vizita në Prekaz shërbeu si një mundësi për të kuptuar më mirë rrugën drejt lirisë dhe sakrificën e bërë për të. Në këtë mënyrë, u përcoll edhe mesazhi se kujtesa historike dhe identiteti kombëtar duhet të mbeten pjesë e vetëdijes së brezave të rinj”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.