Policia e Delvinës ka finalizuar operacionin e koduar “Shijani”, në kuadër të të cilit është kapur dhe ndaluar një 41-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Besnik Banushi, banues në Delvinë, i cili u lokalizua dhe u kap në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të Policisë, 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23 korrik 2026, e kishte dënuar me 9 vite burg për këtë vepër penale.
Ngjarja për të cilën ai është dënuar raportohet se ka ndodhur më 2 janar 2012.
Pas kapjes, materialet procedurale shtesë i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

