KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nesër Edi Rama vjen në Strugë dhe Ohër, regjim i posaçëm në disa rrugë

Nesër Edi Rama vjen në Strugë dhe Ohër, regjim i posaçëm në disa rrugë

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.

SPB Ohër njofton se nesër, më 22 nëntor (e diel), në Strugë dhe Ohër do të vendosen masa të shtuara të sigurisë dhe regjim i posaçëm i komunikacionit, në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Regjimi i posaçëm do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në 17:00 dhe do të përfshijë disa segmente rrugore në rajonin e Strugës dhe Ohrit.

Kufizimet në komunikacion do të zbatohen në aksin nga pika kufitare e Qafë Thanës, përmes Strugës deri në fshatin Podmolje dhe Vilën Ohër, si dhe në relacionin nga Aeroporti i Ohrit “Shën Apostull Pali” deri te Vila Ohër.

Policia u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe t’i planifikojnë udhëtimet e tyre në përputhje me regjimin e paralajmëruar të komunikacionit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.