KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Gjilan prezantohet projekti “Nga errësira në dritë” për ndërgjegjësimin e të rinjve kundër dukurive negative

Në Gjilan prezantohet projekti “Nga errësira në dritë” për ndërgjegjësimin e të rinjve kundër dukurive negative

Në Komunën e Gjilanit është prezantuar projekti “Nga errësira në dritë”, i cili synon rritjen e vetëdijesimit tek të rinjtë për dukuritë negative në shoqëri, me theks të veçantë në parandalimin e përdorimit të drogave.

Projekti u prezantua gjatë një takimi mes drejtorit të Arsimit, Jeton Rexhepi, dhe përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, përkatësisht drejtorit të Policisë në Bashkësi dhe Parandalim në Prishtinë, major Ramadan Ahmeti, si dhe koordinatorit për Komunitet dhe Parandalim në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, toger Fatos Latifi.

Sipas njoftimit, projekti do të realizohet në bashkëpunim ndërmjet Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan.

Qëllimi i tij është të ndikojë në ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e dukurive negative, duke promovuar njëkohësisht mendimin kritik dhe zgjedhjet e shëndetshme përmes aktiviteteve kreative dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me policinë.

Në kuadër të këtij projekti, nxënësit do të angazhohen në krijimin e punimeve artistike, si piktura, dizajne në tekstil dhe forma të tjera kreative, duke përdorur materiale të ndryshme në ambientet shkollore.

Zbatimi i projektit është planifikuar të zhvillohet gjatë muajve prill dhe maj 2026 në Shkollën e Mesme të Arteve Pamore “Adem Kastrati” në Gjilan. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.