Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës

    January 7, 2026

    Keni sy kafe? Këto ngjyra i bëjnë të shkëlqejnë si gurë të çmuar

    January 7, 2026

    Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës
    • Keni sy kafe? Këto ngjyra i bëjnë të shkëlqejnë si gurë të çmuar
    • Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura
    • Plani i paqes për Ukrainën, ku bien dakord evropianët dhe ku jo
    • KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht
    • Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea
    • Shtinte me armë mbi helikopterin e policisë, qeni i SWAT-it në Los Angeles “neutralizon” të dyshuarin
    • Pas vërshimeve, procesi mësimor shtyhet deri më 12 janar në të gjitha shkollat
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Në botën e re të paqëndrueshme, një gjë është e sigurt: Rikthimi i forcës amerikane

    Në botën e re të paqëndrueshme, një gjë është e sigurt: Rikthimi i forcës amerikane

    korrektpressBy korrektpressJanuary 4, 2026 Amerika 6 Mins Read
    Në botën e re të paqëndrueshme, një gjë është e sigurt: Rikthimi i forcës amerikane
    Në botën e re të paqëndrueshme, një gjë është e sigurt: Rikthimi i forcës amerikane
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Burimi: The Telegraph (titulli: Trump’s stunning show of strength is a major gamble)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Goditje e guximshme strategjike apo akt i pamatur i një të çmenduri? Me përhapjen e lajmit se Shtetet e Bashkuara kishin bombarduar Venezuelën, duke fshirë çdo gjurmë të reputacionit të epokës Biden si një gjigant i butë që trembet nga hija e vet, u bë e qartë se, edhe një herë, Donald Trumpi i kishte kapur të gjithë në befasi. Kolosi i Veriut është zgjuar. Dhe, ai është i uritur.

    Kalojnë disa orë dhe presidenti triumfues informonte gazetarët e hutuar në Mar-a-Lago se Shtetet e Bashkuara do të “drejtojnë vendin” derisa të mund t’i dorëzohej një administrate të re. Çfarë? Për sa kohë? Dhe, me sa divizione trupash? Hollësi nuk pati, por sipas tij, gjigandët amerikanë të naftës do të “fitonin para” në ndërkohë.

    Ky ishte ndërrim regjimi në formë të plotë. Kaq për “Së pari Amerika [America First]”.

    Trumpi zgjodhi sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, që të fliste me shtypin përkrah tij. Rubio e meritoi: ky ishte momenti i tij.

    Me prejardhje nga jugu i Floridës goxha antikomuniste, një strehë e njohur për disidentët kubanë dhe venezuelianë, Rubio ka kohë që argumenton për ndërrim regjimi në Karakas, duke shpresuar se kjo mund të çojë në rrëzimin e Havanës, një çmim që ka shmangur ShBA-ja që nga ditët e presidentit Kennedy. Ai rezultat mund të jetë i pasigurt, por fraksioni i Rubios i luftëtarëve të vjetër është në ngritje.

    Po ashtu, kjo ishte një goditje për fraksionin izolacionist të MAGA-s së Trumpit. Sigurisht, ata mbështetën luftën kundër drogës. Por, këtë? Drejtoresha e inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard dhe klika e saj kundër ndërhyrjes – të cilët ishin për një marrëveshje me Maduron për naftën e tij – janë injoruar plotësisht, njësoj si atëherë kur, në qershorin e kaluar, ata përpiqeshin më kot të bindnin presidentin që të mos bombardonte lokacionet bërthamore të Iranit.

    Qartësisht, kjo nuk kishte të bënte vetëm me narkotikët. Duhet ditur se tregtia e drogës e Venezuelës mbetet pas shteteve narkotike si Kolumbia, Meksika, Bolivia dhe Peruja. Sigurisht, Maduro kishte pluhur të bardhë në duar, por a ishte vërtet ai kreu i sindikatës së drogës, Karteli i Diellit, siç pretenduan Shtetet e Bashkuara në nëntor?

    Në të vërtetë, shkalla e fushatës amerikane shkonte përtej objektivave të zbatimit të ligjit. Rrëmbimi i guximshëm i Madurós dhe gruas së tij kujtonte vrasjen e Osama Bin Ladenit në Abotabad më 2011, megjithatë, në gusht, Shtëpia e Bardhë rriti shpërblimin për kapjen e Madurós në 50 milionë dollarë – dyfishi i atij të kreut të Al-Kaedës.

    Ekonomia e Venezuelës – me madhësi të ngjashme me atë të Iranit të sotëm – është 280 herë më e vogël se ajo e Shteteve të Bashkuara, por përqendrimi i trupave, që përfshinte 10 mijë vetë, dhjetëra anije luftarake, aeroplanë luftarakë, nëndetëse dhe aeroplanmbajtësen e frikshme “USS Gerald R Ford”, përbënte mobilizimin më të madh të Amerikës që nga lufta në Irak.

    Kjo ishte një shfaqje globale force. Në nëntor, Kremlini tha se ishte i hapur për të armatosur Venezuelën socialiste me Oreshnik – raketën e tij më të avancuar hipersonike, për të ballafaquar kërcënimin amerikan; gjithashtu, Maduro kishte kërkuar ndihmë ushtarake nga Pekini dhe Teherani.

    Kaq për këtë. Ndërkohë, janë tronditur narkoshtetet rajonale dhe regjimet e majta ekstreme, si Kuba, të cilat janë aleate të Pekinit dhe Moskës. A do të bashkohen rreth flamujve të tyre në një sfidë? Apo do të përulen përpara të çmendurit? Pas kësaj fundjave, një përgjigje duket e mundshme.

    Pasojat e këtij Trumpi të ri me “steroide” sapo kanë filluar. Analizojeni Republikën Islamike të Iranit, të përgjakur dhe dinake, e cila disa ditë më parë u kërcënua nga një president “i gatshëm për të qëlluar”.

    Kasra Aarabi, analist britanik për Iranin, dje foli me burime nga milicia e frikshme Basij, pjesë e Gardës Revolucionare Islamike. “Ata mendonin se Trumpi po bënte blof për Venezuelën”, më tha Aarabi. “Kështu që nuk i morën seriozisht kërcënimet e tij ndaj Iranit”.

    Tani i marrin. Jo vetëm që armiqtë e Amerikës janë frikësuar, por edhe aleatët e saj të plogësht perëndimorë – ende të lënduar pasi ai shkatërroi karnavalin e njohjes së Palestinës, për ta përfunduar luftën e Gazës sipas kushteve të tij – ndihen gjithashtu të parehatshëm. Nëse ky njeri mund të prishë diplomacinë tonë dhe të sulmojë Venezuelën, çfarë tjetër ka në plan?

    “Unë e quaj Teoria e të Çmendurit”, i tha Richard Nixon shefit të tij të stafit, Bob Haldeman, siç ka thënë ky i fundit në kujtimet e tij të vitit 1978. “Dua që vietnamezët e Veriut të besojnë se kam arritur në pikën ku mund të bëj gjithçka për të ndaluar luftën … nuk mund ta ndalim kur është i zemëruar – dhe ai e ka dorën mbi butonin bërthamor”.

    Natyrisht, mashtrimi i të çmendurit nuk funksionon nëse nuk është bindës. I vërtetë apo jo, agresiviteti i Trumpit ndaj Venezuelës sigurisht që dha shenja çmendurie. Muajin e kaluar, Washington Post zbuloi se një sulm amerikan ndaj një anijeje droge venezueliane droge u pasua nga goditja e dytë që vrau dy të mbijetuar të kapur pas trupit të anijes. “Vritini të gjithë”, thuhet se ishte urdhri nga sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Ai që atëherë është akuzuar për krime lufte.

    Por, me gjithë mburrjet e tij, Trumpi mund të mos jetë aq i çmendur sa duket. Në vitin 2013, sekretari i atëhershëm i Shtetit, John Kerry shpalli një epokë “partneriteti të barabartë” dhe mirësie në Amerikën Latine, pas Luftës së Ftohtë, por qasja muskulore e Trumpit i rikthehet një tradite më të vjetër të politikës së jashtme amerikane, në të cilën Shtëpia e Bardhë ndoqi me vendosmëri interesat e saj në rajon, ekonomike dhe ideologjike, për më shumë se një shekull.

    Duke filluar me Doktrinën Monroe të vitit 1893, ndërhyrja amerikane fillimisht u përball me fuqitë evropiane, para se të evoluonte për të luftuar sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë. Midis viteve 1898 dhe 1994, ShBA-ja shkaktoi 41 ndërrime qeverish në Amerikën Latine, 17 prej të cilave përfshinin agresion.

    Në veçanti, pushtimi i Panamasë nga George Bushi i vjetër më 1989 – ndjekur nga Operacioni “Promovo Lirinë”, ku Shtetet e Bashkuara mbështetën qeverinë e re panameze për gati pesë vjet – ndihmoi në krijimin e demokracisë së qëndrueshme që shohim sot. A është kjo ajo që Trumpi ka në mendje për Venezuelën?

    Ky është Donaldi. Mbaji të gjithë në hamendje, madje edhe ata në anën tënde. Narkotikët mund të kenë formuar rrëfimin, por ekstravaganca venezueliane është pjesë e doktrinës së politikës së jashtme të Trumpit – nga Lindja e Mesme te oborri i tij. Manovro; mashtro; shfaqe një forcë të madhe; godit me egërsi. Në këtë botë të paqëndrueshme, një gjë është e sigurt: i çmendur apo jo, është rikthyer diplomacia amerikane e mbështetur nga forca ushtarake [gunboat diplomacy]. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Inteligjenca artificiale, Ted Cruz ironizon me një video – shfaq Trumpin duke e sjellë në teatër Maduron si me magji

    Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të po diskutojnë mundësitë për të blerë Grenlandën, edhe përdorimi i ushtrisë është një opsion

    JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Maduros

    Trump drejtuar republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve: Nëse nuk fitojmë zgjedhjet e mesit të mandatit, do të më shkarkojnë

    Katari ofron vazhdimin e përpjekjeve të ndërmjetësimit për çështjen e Venezuelës

    Opozita venezuelase bën thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë

    Serbia nuk heq dorë nga “shoku” Maduro

    LEXO GJITHASHTU

    Fëmijët bëhen obezë që si foshnje: Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës

    January 7, 2026

    Keni sy kafe? Këto ngjyra i bëjnë të shkëlqejnë si gurë të çmuar

    January 7, 2026

    Si trajtohen ndrydhjet: Metoda që ndihmojnë rikuperimin e ligamenteve të tendosura

    January 7, 2026

    Plani i paqes për Ukrainën, ku bien dakord evropianët dhe ku jo

    January 7, 2026
    TË TJERA

    KQZ publikon rezultatet përfundimtare të votave me kusht

    January 6, 2026

    Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea

    January 6, 2026

    Shtinte me armë mbi helikopterin e policisë, qeni i SWAT-it në Los Angeles “neutralizon” të dyshuarin

    January 6, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.