Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Kosovë, ka pësuar një ndryshim në agjendën e tij.
Siç ka mësuar gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, ai pritet të largohet nga shtëpia në Velani të Prishtinës në orën 12:00, raporton Klankosova.tv.
Kështu së paku thuhet se ka mësuar Policia e Kosovës.
Paraprakisht ishte raportuar se Krasniqi do të qëndrojë të shtunën deri në orën 14:00 me familjarët e tij të ngushtë, nga ku më pastaj do të dërgohej direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, teksa në orën 15:00 ishte paralajmëruar fluturimi i tij drejt Hagës.
Krasniqi mbërriti në Prishtinë të mërkurën për një vizitë humanitare që iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Arsye ishte gjendja shëndetësore e bashkëshortes së tij, Sevdijes.
Gjatë këtyre ditëve, ish-zëdhënësi i UÇK-së ka qëndruar nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes me familjarët e tij në shtëpinë në Velani, nën masa të rrepta të sigurisë.
Natën dyshohet se e ka kaluar në ambientet e EULEX-it. /Klankosova.tv

