KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Telekomi vazhdon largimet vullnetare nga puna me kompensim financiar, më 2026 u pranuan 95 aplikime

Telekomi vazhdon largimet vullnetare nga puna me kompensim financiar, më 2026 u pranuan 95 aplikime

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e efikasitetit operacional, optimizimin e shpenzimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë financiare të ndërmarrjes, ka ndërmarrë një sërë masash menaxheriale dhe organizative, përfshirë edhe zbatimin e programeve për ndërprerjen vullnetare të marrëdhënies së punës me kompensim financiar.

Telekomi thekson se këto programe nuk përbëjnë praktikë të pagesës së punonjësve pa kryer punë, siç është interpretuar në disa raportime.

“Përkundrazi, ato janë mekanizma të riorganizimit të burimeve njerëzore, përmes të cilëve punonjësit, mbi baza vullnetare dhe sipas kritereve të përcaktuara, mund ta përfundojnë marrëdhënien e punës kundrejt një kompensimi financiar. Në këtë mënyrë, ndërmarrja merr përsipër një kosto të kufizuar në kohë, me synimin për të realizuar kursime të qëndrueshme në vitet pasuese.

Efektet e kësaj politike tashmë janë të matshme”, thuhet në njoftim.

Sipas Telekomit në vitin 2022, nga programi i parë i largimit vullnetar përfituan 302 punonjës, me një kosto prej rreth 6 milionë eurosh, ndërkaq deri më tani, nga ky program janë kursyer rreth 13 milionë euro në shpenzimet për paga, duke rezultuar në një efekt financiar neto pozitiv prej rreth 7 milionë euro.

“Duke u mbështetur në këtë përvojë, në vitin 2026 ndërmarrja ka zbatuar programin e radhës, të miratuar paraprakisht nga Bordi i Drejtorëve. Në kuadër të këtij programi janë aprovuar 95 aplikime, me një kosto të vlerësuar prej rreth 2 milionë euro. Synimi mbetet reduktimi afatgjatë i shpenzimeve operative, duke ruajtur funksionalitetin e ndërmarrjes dhe cilësinë e shërbimeve.

Programet e largimit vullnetar nuk janë zbatuar si e drejtë automatike e çdo aplikuesi. Shqyrtimi i kërkesave është bërë duke marrë parasysh nevojat operative të ndërmarrjes dhe mundësinë e mbulimit të funksioneve përkatëse me kapacitetet ekzistuese”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.