KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Loredana Brati flet për kritikat e publikut, ja si e përjeton eksperiencën e saj në “Big Talk” (VIDEO)

Loredana Brati flet për kritikat e publikut, ja si e përjeton eksperiencën e saj në “Big Talk” (VIDEO)

Moderatorja Loredana Brati është lajmëruar LIVE në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku ka folur për eksperiencën e saj si moderatore e formatit “Big Talk” dhe komentet që po merr nga publiku.

Producenti i “Big Talk”, Agon Rexhepi, ishte i ftuar në studio dhe gjatë emisionit e telefonoi drejtpërdrejt Loredanën, duke e pyetur se si po e përjeton këtë eksperiencë të re televizive.

Ajo u shpreh se po e shijon shumë këtë sfidë, duke theksuar se çdo paraqitje i sjell mundësi të reja për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.

“Po e shijoj shumë në fakt, për mua është një sfidë e re. Gjithmonë del diçka e re për të mësuar, për të kuptuar, por unë e shijoj këtë pjesë, e shijoj sfidën, e shijoj kënaqësinë e të fituarit gjithmonë diçka më tepër”, u shpreh Brati.

Ndërsa, e pyetur për komentet dhe reagimet e shikuesve ndaj paraqitjeve të saj, moderatorja nuk hezitoi të fliste edhe për gafat që mund t'i ndodhin gjatë transmetimeve LIVE.

“Kjo është karakteristikë e imja. Besoj se shqiptarët janë mësuar tashmë me këto gafat e mia, por që janë karakteristikë e imja dhe besoj se fundja është gjë njerëzore. Të gjithë e kanë ngapak… fundja jemi njerëz, kemi emocione, emocionet e LIVE”, deklaroi ajo.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.