KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndryshohen rregullat për vlerësimin e rrezikut kombëtar nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit

Ndryshohen rregullat për vlerësimin e rrezikut kombëtar nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit

Ministria e Financave ka publikuar në Gazetën Zyrtare Udhëzimin Administrativ (MF) Nr. 03/2026, përmes të cilit plotësohet dhe ndryshohet Udhëzimi Administrativ i vitit 2018 për vlerësimin e rrezikut kombëtar për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Udhëzimi i ri, i nënshkruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, përcakton plotësime në raportimin mbi strukturën institucionale dhe procedurat që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, raporton IndeksOnline.

Konkretisht, përmes nenit 3 të këtij udhëzimi, në nenin 4 të udhëzimit bazë shtohen dy paragrafë të rinj, 1.6 dhe 1.7.

Paragrafi 1.6 parasheh raportimin mbi strukturën institucionale dhe procedurat e përgjithshme të regjimit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. Në këtë raportim përfshihen, ndër të tjera, Njësia e Inteligjencës Financiare, autoritetet tatimore dhe prokuroritë, si dhe burimet njerëzore dhe financiare të ndara për këto institucione, për aq sa informacioni është në dispozicion.

Ndërkaq, paragrafi 1.7 parasheh raportimin mbi përpjekjet kombëtare dhe burimet e alokuara për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, përfshirë resurset njerëzore dhe buxhetin.

Sipas Ministrisë së Financave, qëllimi i këtij udhëzimi është plotësimi dhe ndryshimi i aktit të vitit 2018, ndërsa me të transpozohet plotësisht edhe Direktiva e Bashkimit Evropian 2015/849, e ndryshuar me Direktivën (BE) 2018/843, që lidhet me parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.