KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministria e Mbrojtjes ritenderon furnizimin me materiale laboratorike për FSK-në

Ministria e Mbrojtjes ritenderon furnizimin me materiale laboratorike për FSK-në

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar njoftimin për ritenderimin e tretë të aktivitetit të prokurimit për furnizimin me materiale laboratorike për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit për kontratë, vlera e parashikuar e këtij furnizimi është 27 mijë euro, ndërsa kontrata parashihet të jetë publike kornizë me një operator ekonomik dhe të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh, shkruan IndeksOnline.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ky furnizim është i rëndësishëm për funksionimin e Regjimentit të Mjekësisë dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor për personelin dhe pjesëtarët e FSK-së.

Në arsyetimin për shkurtimin e afatit të ofertimit, autoriteti kontraktues ka theksuar se mungesa e materialeve laboratorike po krijon vështirësi në realizimin e kontrolleve mjekësore, kryerjen e analizave laboratorike, si dhe në parandalimin, identifikimin dhe përcjelljen e sëmundjeve te pjesëtarët e FSK-së.

Po ashtu, Ministria ka bërë të ditur se procedurat e mëparshme të prokurimit për këtë projekt janë anuluar për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme, prandaj procedura është përsëritur.

“Duke marrë parasysh mungesën e materialeve, rëndësinë e tyre për kujdesin shëndetësor të pjesëtarëve të FSK-së dhe ritenderimin e vazhdueshëm të kësaj procedure, kërkohet përcaktimi i një afati të shkurtuar për pranimin e ofertave”, thuhet në arsyetimin e Ministrisë.

Sipas kushteve të tenderit, furnizimi duhet të realizohet brenda 60 ditësh nga marrja e urdhërblerjes, ndërsa dorëzimi i materialeve do të bëhet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Më poshtë detaje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.