KRU “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar se, për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Halim Orana”, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë në lagjen Dardania 2 në Gjilan.
Sipas njoftimit, ekipet përkatëse janë informuar dhe janë angazhuar për evitimin e defektit.
Furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas përfundimit të intervenimit dhe sanimit të defektit.
Hidromorava u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim. /Telegrafi/