Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Rusët me raketa balistike sulmojnë vendbanimet civile në Ukrainë

    January 2, 2026

    Bënte pushime në Prizren dhe deklarohej e sëmurë në Suedi, zbulohet mashtrimi i polices

    January 2, 2026

    “Babën tem që ka vdekur për këtë tokë, kjo ma ndalon fjalën”, Labi ‘shpërthen’ ndaj Hygertës

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Rusët me raketa balistike sulmojnë vendbanimet civile në Ukrainë
    • Bënte pushime në Prizren dhe deklarohej e sëmurë në Suedi, zbulohet mashtrimi i polices
    • “Babën tem që ka vdekur për këtë tokë, kjo ma ndalon fjalën”, Labi ‘shpërthen’ ndaj Hygertës
    • Ginovska: Gjithsej 1700 mbikëqyrje për ndotjen e ajrit dhe 398 parregullsi
    • Qytetarët e Shqipërisë dynden drejt Kosovës për turizëm dimëror
    • Ministri izraelit i Kulturës thotë se Gaza i përket Izraelit, palestinezët janë thjesht “mysafirë”
    • Ylli i Interit refuzon Fenerbahcen, preferon kalimin te rivali Juventus
    • Pamje që shkrin zemrat – qeni dhe djaloshi së bashku shikojnë shiun
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 2
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » ​Nderohet jeta dhe vepra e Nexhat Dacit: Një jetë në shërbim të institucioneve dhe demokracisë

    ​Nderohet jeta dhe vepra e Nexhat Dacit: Një jetë në shërbim të institucioneve dhe demokracisë

    korrektpressBy korrektpressJanuary 2, 2026 Akademi përkujtimore 5 Mins Read
    ​Nderohet jeta dhe vepra e Nexhat Dacit: Një jetë në shërbim të institucioneve dhe demokracisë
    ​Nderohet jeta dhe vepra e Nexhat Dacit: Një jetë në shërbim të institucioneve dhe demokracisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në akademinë përkujtimore për ish-kryetrarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci u nderua jeta, vepra dhe kontributi i tij që kishte dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

    Nga krerët e shtetit kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës u vlerësua lart, me ç’rast u tha se gjurmë të pashlyeshme, me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike.

    Gjatë fjalimit të saj, presidentja Vjosa Osmani tha se duke qenë qenë në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, për akademik Nexhat Dacin, historia flet me një respekt të jashtëzakonshëm.

    Kontributin e tij në formimin e institucioneve të Kosovës, Osmani e vlerësoi si të qetë por të thellë.

    “I përket kategorisë së njerëzve për të cilët historia flet me respekt të jashtëzakonshëm. Jemi mbledhur për t’ia thënë lamtumirën akademikut, Nexhat Dacit, burrë shtetas, dijetar dhe intelektual i përkushtuar me dije të thellë, integritet personal dhe përkushtim të palëkundur, ai i shërbeu Kosovës si kryetar kuvendi, UD i presidentit, deputet akademik dhe drejtues i institucioneve shkencore duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e mendimit shkencor në vendin tonë… Në periudhat më të rënda për popullin tonë, ai u rreshtua me vendosmëri në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi duke qenë bashkëpunëtor i afërt i presidentit historik Ibrahim Rugova në këtë kauzë. Kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës ishte i qetë por i thellë, si kryetar Kuvendi, ai e kuptonte se demokracia nuk ishte vetëm procedurë por edhe kulturë, jo vetëm rregull por edhe respekt. Ai besonte në dialog, ligj, argument dhe në forcën e institucioneve që e mbijetojnë secilin individ”, tha Osmani.

    Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se me maturinë e qetësinë e tij karakteristike, Daci dha shembull se si duhet kuvenduar dhe si duhej zhvilluar beteja politike nga foltorja dhe ulëset e Kuvendit.

    “Në ditën e dytë të këtij Viti të Ri, sot me dy janar një rast morti na ka bërë bashkë këtu në sallën e seancave plenare të Kuvendit. Në një periudhë të ndërmjetme për institucionin legjislativ të Republikës sonë, teksa legjislatura e kaluar është shpërndarë, ndërkaq e reja ende nuk është zgjedhur dhe konsoliduar, ky mort na bëri të bashkohemi këtu në kuvendin e Republikës… Vdekja e Dacit na ka mbledhur sepse karriera e tij politike është lidhur ngushtë me këtë vend dhe këtë institucion. Në Kosovën që sapo ishte çliruar 1999, kur po viheshin themelet e një rendi të ri politik e vleror drejt demokracisë, e ku më së pari po ndryshonin rregullat e të folurit në publik, Nexhat Daci e pati për detyrë ta drejtonte diskutimin në kuvendin e Kosovës nga pozita e kryetarit. Me maturinë dhe qetësinë e tij karakteristike, ai dha shembull se si duhej kuvenduar në këtë kuvend dhe si duhej zhvilluar betejat politike nga foltorja dhe ulëset e këtij kuvendi”, tha Kurti.

    Ndërsa, kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se falë angazhimit të tij, rezistenca paqësore në vend mori kuptim të thellë dhe u shndërrua në një projekt të qëndrueshëm politik dhe moral për Kosovën.

    “Sot jemi mbledhur për të nderuar jetën, veprën e akademikut dhe ish kryetarit Nexhat Daci, një personalitet i rrallë që bashkoi dijen me shtetin, mendimin akademik me përgjegjësinë publike, urtësinë personale me interesin e përgjithshëm të Republikës sonë.. Daci e ndërtoi jetën e tij mbi themelet e palëkundura, me dije të thellë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për interesat e popullit që ai i takonte.. Për akademikun Daci, dija ishte akademi e shenjtë publike dhe shtylla e vetme që duhej të planifikohej zhvillimi i shtetit dhe shoqërisë sonë. Si kuadër dhe intelektual i hershëm, gjatë periudhës së represionit ai kontribuoi në ndërtimin dhe zhvillimin e strukturave paralele veçanërisht në fushën e arsimit, falë angazhimit të tij rezistenca paqësore mori kuptim të thellë dhe u shndërrua në një projekt të qëndrueshëm politik dhe moral për Kosovën”, tha Basha.

    Në emër të familjes para atyre që kishin ardhur për ta nderuar jetën dhe veprën e tij, foli e bija e akademikut të njdere, Majlinda Daci. Ajo shprehu mirënjohje për respektin dhe fjalët e mira që iu kushtuan sot ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.

    Ajo tha se prania e të gjithëve është një dëshmi e dashurisë dhe vlerësimit që ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës së tij.

    “Në emër të familjes shprehim falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë, për respektin, nderimin dhe fjalët e mira që sot iu janë kushtuar babit tonë. Prania juaj këtu është dëshmi e dashurisë dhe vlerësimit që ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës së tij. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një akademik, profesor apo udhëheqës institucional, sot e kujtojmë një njeri që jetën e tij e jetoi me dinjitet, sakrificë dhe shërbim të pandërprerë ndaj dijës, vendit dhe njerëzve. Babi qysh herët që nga mosha 4 vjeçare jeta ia vuri mbi supe barrën e rëndë të rritjes pa prindër, ishte një fillim i vështirë, por për babin kjo mungesë u shndërrua forcë, dhimbja në karakter, e vështirësia në vullnet të palëkundur për të ecur përpara. Nga ajo fëmijëri e vështirë ai ndërtoi themelet e një jete të jashtëzakonshme. Qysh herët ai ishte i përcaktuar të jetoj dhe punoj për Kosovën”, u shpreh Daci.

    Përveç akademisë përkujtimore, sot janë mbajtur edhe homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës. Në ora 13:40 në nderime shtetërore do të varroset Nexhat Daci në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës iku nga kjo jetë në moshën 81-vjeçare. /KP/

    TË TJERA

    Qeveria ndan 10 mijë euro për shpenzimet e funeralit të Nexhat Dacit

    ​Iu dha lamtumira e fundit akademik Nexhat Dacit

    Osmani: Nexhat Daci do të mbahet mend si burrështetas

    Sot i jepet lamtumira e fundit akademikut Nexhat Daci

    Gold AG shpreh ngushëllime për vdekjen e Dacit

    Kurti: KEK po prodhon me kapacitet maksimal

    Figura e shquar e politikës dhe shkencës – liderët politikë shprehin dhimbjen dhe mirënjohjen për Nexhat Dacin

    LEXO GJITHASHTU

    Rusët me raketa balistike sulmojnë vendbanimet civile në Ukrainë

    January 2, 2026

    Bënte pushime në Prizren dhe deklarohej e sëmurë në Suedi, zbulohet mashtrimi i polices

    January 2, 2026

    “Babën tem që ka vdekur për këtë tokë, kjo ma ndalon fjalën”, Labi ‘shpërthen’ ndaj Hygertës

    January 2, 2026

    Ginovska: Gjithsej 1700 mbikëqyrje për ndotjen e ajrit dhe 398 parregullsi

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Qytetarët e Shqipërisë dynden drejt Kosovës për turizëm dimëror

    January 2, 2026

    Ministri izraelit i Kulturës thotë se Gaza i përket Izraelit, palestinezët janë thjesht “mysafirë”

    January 2, 2026

    Ylli i Interit refuzon Fenerbahcen, preferon kalimin te rivali Juventus

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.