KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nderohet jeta dhe vepra e Mithat Belegut në Pejë

Nderohet jeta dhe vepra e Mithat Belegut në Pejë

Me organizim të Komunës së Pejës, sot u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Mithat Belegut, një prej figurave më të shquara të basketbollit kosovar.

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës, për jetën dhe kontributin e tij foli kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, i cili vlerësoi rolin dhe trashëgiminë që Belegu la në zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

Në mbledhjen komemorative morën pjesë edhe nënkryetari i FBK-së, Fatmir Gashi, ish-kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha.

Mithat Belegu do të kujtohet përherë si një prej personaliteteve më të respektuara të basketbollit kosovar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar si basketbollist, gjyqtar ndërkombëtar i FIBA-s dhe kontribuues i palodhur në zhvillimin e basketbollit në vend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.