Një shtetas i Turqisë dhe një banor i Gostivarit janë ndaluar nga policia, pasi pronari i një pompe të benzinës në fshatin Zherovjan ka denoncuar se të njëjtit i kanë dhënë 50 euro false gjatë pagesës.
“Më 06.01.2026 në ora 21:35 në autostradën Gostivar-Tetovë, pranë fshatit Zherovjan, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale “falsifikim i parave”, kanë privuar nga liria personat S.S. (31) nga Gostivari dhe Ç.J.B. (24) nga Republika e Turqisë.
Ata në ora 17:15 në Njësinë Policore Zherovjan janë denoncuar nga A.R. (22) nga fshati Zherovjan, punonjës në një pikë karburanti në fshatin Zherovjan, se rreth orës 15:40, me automjetin e udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit, kanë mbushur karburant dhe punonjësit i kanë dhënë një kartëmonedhë prej 50 eurosh, për të cilën ai ka dyshuar se është e falsifikuar.
Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.