SPB Tetovë njofton sot (15.10.2026), në ora 01:00, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.R. (26) nga Kërçova.
“Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte dhe pas verifikimit të kryer është konstatuar se ai e drejtonte automjetin megjithëse kishte të shqiptuar ndalesë aktive për drejtim automjeti”.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.
Burimi: telegrafi.com ↗

